Mënyra e votimit:
Me të hyrë në vendvotim, votuesit i kontrollohet nëse gishti nuk ka shenja të ngjyrës së padukshme. Njëri nga anëtarët e ekipit të vendvotimit e vërteton identitetin e votuesit dhe kontrollon emrin e votuesit në listën përfundimtare të votuesve (LPV). Pasi që votuesi nënshkruan pranë emrit të vet i dorëzohet një fletëvotim Në radhë të parë, secili votues përzgjedh subjektin politik të cilit dëshiron t’i japë votën për zgjedhjet nacionale. Votuesi mund të votojë vetëm për njërën nga subjektet politike të cilat garojnë në zgjedhje (parti politike, koalicion partish politike, nismë qytetare apo kandidat të pavarur). Pas përzgjedhjes së subjektit, votuesi mund të votojë vetëm pesë kandidatë të subjektit të cilin e ka përzgjedhur. Edhe nëse zgjedh më tepër kandidatë, vota do të numërohet partisë. Fletëvotimi nuk do të ketë emrat e kandidatëve brenda, por vetëm numrat nga 1 deri në 110. Për të ditur se me cilin numër korrespondon cili emër, brenda kabinës votuesi mund të gjejë listën e individëve ku shikohet numri para se të shënohet në fletëvotim. Numri i gjithë mbarsëm i votave të një subjekti përdoret për të përcaktuar se sa mandate fiton ajo parti. Kështu, menjëherë pas numërimit të votave të subjektit do të dihet se sa kandidat do të zgjedhën nga ajo parti. Por akoma nuk do të dihet se cilët janë ata, gjë që merret vesh vetëm pas numërimit të votave për kandidatët, që përcakton radhitjen e kandidatëve në listë . |
Votimet me kusht:
Kur e drejta e një votuesi për të votuar është e diskutueshme – mund t’i lejohet të hedh votën. Vota e mbyllur në pliko për të ruajtur fshehtësinë e saj, cilësohet si e kushtëzuar dhe ajo numërohet vetëm nëse vërtetohet se personi i plotëson kushtet për të votuar. Nëse emri i një personi gjendet i shënuar se duhet votuar me kusht, personeli i vendvotimit e drejton votuesin drejt një vendvotimi të caktuar (brenda një qendre të votimit gjendet një vendvotim me rol të dyfishtë, edhe për votim me kusht). |