Mënyra e votimit:
Me të hyrë në vendvotim, votuesit i kontrollohet nëse gishti nuk ka shenja të ngjyrës së padukshme.
Njëri nga anëtarët e ekipit të vendvotimit e vërteton identitetin e votuesit dhe kontrollon emrin e votuesit në listën përfundimtare të votuesve (LPV).
Pasi që votuesi nënshkruan pranë emrit të vet i dorëzohen një fletëvotim.
Në radhë të parë, secili votues përzgjedh subjektin politik të cilit dëshiron t’i japë votën për zgjedhjet lokale. Votuesi mund të votojë vetëm për një nga subjektet politike të cilat
garojnë në zgjedhje (parti politike, koalicion partish politike, nismë qytetare apo kandidat të pavarur). Pas përzgjedhjes së subjektit, votuesi mund të votojë vetë pesë kandidatë të subjektit të cilin e ka përzgjedhur. Edhe nëse zgjedh më tepër kandidatë, vota do të numërohet partisë.
Fletëvotimi nuk do të ketë emrat e kandidatëve brenda, por vetëm numrat nga 1 deri në 100. Për të ditur se me cilin numër korrespondon cili emër, brenda kabinës votuesi mund të gjejë listën e individëve ku shikohet numri para se të shënohet në fletëvotim.
Numri i gjithë mbarsëm i votave të një subjekti përdoret për të përcaktuar se sa mandate fiton ajo parti. Kështu, menjëherë pas numërimit të votave të subjektit do të dihet se sa kandidat do të zgjedhën nga ajo parti. Por akoma nuk do të dihet se cilët janë ata, gjë që merret vesh vetëm pas numërimit të votave për kandidatët, që përcakton radhitjen e kandidatëve në listë